11.9 C
New York
October 23, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajmi i fundit

Lajmi fundit: Ngjarje e rëndë në Shëngjin: Raportohet për persona të vdekur pasi katër të rinj u goditën nga dallgët

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën, raporton TopChannel, transmeton Periskopi.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.

Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

përditësim i lajmit;

Burimet bëjnë me dije se 3 persona të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Lezhës fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq bëhet me dije se në vendngjarje, e njohur ndryshe si “Rana e Hedhun” nuk ka pasur kulla vrojtimi, çka ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të rinjve dyshohet shqiptarë të Kosovës, pasi nuk ka pasur një roje bregdetare për t’i shpëtuar.

Related posts

Rrëfimi tronditës nga Kandiq: Si provuan serbët ta vrisnin dhe ta fajësonin UÇK-në

dardanianews

Pas një kohe të gjatë takohen Albin Kurti e Shpend Ahmeti

dardanianews

Reciprociteti për targat, Trajkoviq: Vuçiq kishte shpresuar se Kosova do të ndahej deri në vitin 2021

dardanianews