14 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Mendim Rugova, ka paralajmëruar se i nxehti ekstrem që ka kapluar disa shtete të Evropës do të vijë edhe në Kosovë dhe në…

Meteorologu, Mendim Rugova, ka paralajmëruar se i nxehti ekstrem që ka kapluar disa shtete të Evropës do të vijë edhe në Kosovë dhe në vendet e rajonit.

Ai s’ka përjashtuar mundësinë që temperaturat të kalojnë edhe rekordin e vitit 1982 kur në qytetin e Prizrenit kishte shënuar 40.6 gradë celsius.

Të nxehtit ekstrem që po thyen rekorde në pjesë të Europës perëndimore dhe qëndrore, ditëve në vijim gradualish zhvendoset edhe përgjatë vendit dhe rajonit.Sipas parashikimeve temperaturat më të larta në vend pritet të arrinë vlera deri në 37C ditën e hënë nga rrafshi i Kosovës, derisa nga rrafshi i Dukagjinit arrinë vlera prej 39C. Lokalisht temperaturat maksimale mund të kapin vlera edhe prej 40C, që ndoshta mund t’i afrohen apo kalojnë vlerën rekorde të muajit qershor, të regjistruar më 26 qershor të vitit 1982 në Prizren, prej 40.6C. Ju kujtojmë që temperaturat maksimale rekorde absolute në vendin tonë u regjistruan korrikun e vitit të shkuar, duke shënuar vlera prej 42C e 43C”, ka thënë ai.“Në rajon, përgjatë pjesëve të Malit të Zi, kryesisht nga Podgorica, por dhe në disa zona të Shqipërisë, maksimalet pritet të shënojnë vlera prej 42C, lokalisht ndoshta deri në 43C”, ka shtuar Rugova.

Related posts

Rama i del në ndihmë Kurtit, kërkon që Shqipëria t’i japë rrymë Kosovës për Vit të Ri

dardanianews

Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji në Zvicër, kosovari gjobitet me 500 franga

dardanianews

Kryeministri izraelit të martën u drejtohet me video-mesazh popullit të Kosovës – A do ta shpallë njohjen nga Izraeli?

dardanianews