16.9 C
New York
September 29, 2026
DardaniaNews
LajmeSport

Skandal nga babai i Novak Gjokoviqit në ” Australian Open”

Babai i Novak Gjokoviqit, Srxhani, është filmuar duke bërë foto me tifozët që shkaktuan skandal në “Australian Open”, duke festuar me flamur me portretin e presidentit rus Vladimir Putin, raporton BBC.

Srxhan Gjokoviq është fotografuar me një burrë që mbante flamurin rus me fytyrën e Putinit në të, dhe po ashtu kishte një fanellë me simbolin “Z”, me të cilën po identifikohen përkrahësit e pushtimit rus të Ukrainës.

Flamujt rusë dhe bjellorusë e po ashtu simbolet janë ndaluar në “Australian Open”.

Pas ndeshjes çerekfinale në të cilën Gjokoviqi e mposhti rusin Andrey Rublev të mërkurën, tifozët serbë festuan me flamuj rus, në të cilën ishte edhe fytyra e Putinit.

Policia e Australisë ka intervistuar të dyshuarit.

Related posts

23-24 qershor vendimi për vizat? Çfarë presin Charles Michel e Vjosa Osmani

dardanianews

Ukraina: Kemi shkatërruar 50 depo ruse me sistemet HIMARS

dardanianews

Këtu mund ta ndiqni live ndeshjen Moldavi-Shqipëri!

dardanianews