October 18, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sulmohet brutalisht gazetari i RTK-SË

Gazetari i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës.

Gazeta Metro ka mësuar që ky sulm fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends”, të kryeqytetit.

Edhe pse ende nuk dihen rrethanat se shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë, dihet se pesë personat kanë hyrë në këtë lokal dhe e kanë rrahur gazetarin e RTK-së.

Ndërkaq, personi që dyshohet për sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli, i cili para disa kohëve kishe plagosur edhe një anëtar të familjes, gruan e tij.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.

Policia dhe prokuroria janë në dijeni të ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Insajderi.com

Related posts

Lajm i mirë për Mësimdhënësit, ky është vendimi i fundit i Qeverisë për ta

dardanianews

Vdes një person pas të shtënave në Aktash të Prishtinës

dardanianews

Reagon ashpër Isa Mustafa, pas sulmeve ndaj Vjosa Osmanit – i del në mbrojte Kryetares së Kuvendit

dardanianews