35.4 C
New York
July 2, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Xhensila Myrtezaj e përfshirë në pastrimin e parave të AKSHI-t, roli i ‘lavatriçes’ Arlinda Meko dhe gjyshja Lumturi Mezini me 3 apartamente

Kontabilistja e Rrytajve, Arlinda Meko (Kola) dhe bashkëpunëtori i saj Alfred Rushit Mezini rezultojnë dora zbatuese e një prej skemave më të frikshme të pastrimit të parave në Tiranë, mashtrimit dhe evazionit fiskal, përmes faturimeve fiktive, kreditimit artificial të TVSH-së, falsifikimit të dokumenteve etj.


Evidencat tregojnë për një aktivitet kriminal të organizuar dhe sfidues, ndërsa në skenë dalin edhe kompanitë kryesore, të cilat janë pjesë e dosjes së AKSHI-t, përmes të cilave janë zhvatur dhjetëra milionë euro.

Pjesë e pastrimit të parave dyshohet se është edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Më konkretisht, në mars 2026 rezulton se Arlinda Meko dhe Alfred Mezini (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori i saj), dyshohet se kanë riinvestuar një pjesë të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, nëpërmjet blerjes së aktivitetit të një qendre dermoestetike në zonën e Liqenit të Thatë, Tiranë, konkretisht subjektit “Silabel” (sipas informacioneve të disponuara, qendër e lidhur me shtetasen Xhensila Myrtezaj), duke vijuar aktivitetin me emërtimin “Areal Aesthetic Clinic”, me NIPT M61506037E dhe kapital të deklaruar 1,000 lekë.

Nga analiza paraprake dhe informacionet e administruara, krijohen dyshime të arsyeshme se ky investim mund të jetë përdorur me qëllim fshehjen ose legalizimin e origjinës së të ardhurave të dyshuara si produkte të veprimtarisë së paligjshme. Në këtë kuadër, blerja e një klinike estetike në një nga zonat me vlerat më të larta të tregut në Tiranë, ku investime të ngjashme dhe aktivitetet përkatëse vlerësohen në shuma që variojnë nga rreth 500,000 euro deri në mbi 1,000,000 euro, përbën një element me rëndësi për hetim të thelluar financiar dhe pasuror, lidhur me burimin e fondeve, mënyrën e financimit të transaksionit dhe deklarimet përkatëse tatimore e bankare.

Bicontal Solution, në qendër të pastrimit të parave

Arlinda Meko (Kola) rezulton pronare e shoqërisë “Bicontal Solution” sh.p.k., NIPT: L21312016B, me adresë: Rruga Sami Frashëri, Pallati Titan Konstruksion, Zona Kadastrale Nr.8380, Kati 10, Apartamenti 34. Sipas ekstraktit të QKR-së, disa ndryshime gjatë veprimtarisë së saj janë: Depozitimi i certifikatës familjare date 15.05.2018 ku vertetohet ndryshimi i mbiemrit te ortakes dhe administratores, nga “Arlinda Kola” në “Arlinda Meko”, shkruan Insajderi.

Related posts

Reagon Gani Gërmia, ironizon daljen e Santianës

dardanianews

Video e çiftit të moshuar bëhet hit në internet: Plaku me plis shihet duke e puthur një grua

dardanianews

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt i ashpër me Thaçin e Veselin: Ju ‘trimat’ e dikurshëm, mos dukeni rrenca dhe keqbërës, por ballafaqohuni me drejtësinë

dardanianews