July 11, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Ndarje mes Rozana Radit dhe partnerit? Detaji që po komentohet

Këngëtarja e njohur Rozana Radi vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për prezencën e saj në emisionin “Goca dhe Gra”, por edhe për postimet që po ngjallin diskutime të shumta në rrjet.

Rozana Radi (1)

Së fundmi, emri i saj u rikthye fuqishëm në qarkullim pas intervistës virale me ishpartnerin MC Kresha.  Përballja mes tyre u komentua gjerësisht, sidomos për qasjen e matur dhe profesionalizmin që treguan të dy.

Megjithatë, duket se pas kësaj qetësie publike fshihet një situatë më e tensionuar.  Rozana ka zgjedhur të reagojë në mënyrë indirekte përmes një postimi në Instastory, duke ndarë një mesazh që u interpretua menjëherë nga ndjekësit.

Ajo la të kuptohet se heshtja e saj nuk është dobësi, por një fazë reflektimi para reagimit: “Jam shumë e qetë… aq qetë sa disa po e ngatërrojnë heshtjen me pafuqinë. Mos u shqetësoni, kur të vijë momenti për të folur nuk do flas, do veproj. Vetëm rrini në pritje.”

Ky qëndrim ka shtuar më tej misterin rreth situatës, pasi artistja nuk ka dhënë asnjë detaj konkret apo emra të përfshirë. Megjithatë, toni i mesazhit sugjeron se ajo është gati për një reagim më të fortë në momentin e duhur te sajin.

Rozana Radi (7)

Por ajo që nuk është vënë re nga ndjekësit është fakti se Rozana ka larguar nga ‘Instagram’-i edhe partnerin e saj, Shpëtim Karakushi. Dyshja, e cila është bashkë prej shumë vitesh, kanë preferuar që të mbajnë një profil të ulët në media për shumë kohë.

rozana-radi2 (1)

Partneri i saj nuk preferon që të jetë person publik, ndaj edhe nuk e kemi parë në asnjë aktivitet ku Rozana ka marrë pjesë. Megjithatë, disa sinjale për një krizë mes tyre i ka dhënë pikërisht largimin që Rozi i ka bërë atij nga rrjetet sociale. Shpesh herë ky hap interpretohet se diçka nuk po shkon si ç’duhet në një marrëdhënie.

Vetë artistja ka preferuar që të jetë shumë diskrete për këtë lidhje, por herë pas here i ka zbuluar disa copëza nga kjo histori dashurie. Çifti u fejua në vitin 2018 dhe prej kohësh bashkëjetojnë.

Related posts

“Probleme familjare”, kjo është e vërteta e vrasjes së Selatin Janjevës në Novi Pazar

dardanianews

Alfred Cako: Operacioni për të ‘vrarë’ protestën, si u përdorën sanksionet ndaj kreut të PD si karrem për të vënë nën..

dardanianews

Ja çfarë deklaronte presidenti Rugova në vitin 1990 rreth helmimeve te nxënësve shqiptar

dardanianews