July 16, 2026
DardaniaNews
Lajme

Jovanoviq: U kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’mendon si Paunoviqi

Ministrja serbe, Snezhana Paunoviq, ka nxitur reagime të shumta pas deklaratës së saj se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do të kishte nisur “spastrimin etnik të Kosovës që në vitin 1998”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq, i cili ka kërkuar falje për fjalët e ministres dhe ka thënë se deklarata të tilla dëshmojnë pasojat e nacionalizmit ekstrem.

Në një intervistë për gazetën Express, Jovanoviqi ka thënë se shqiptarët dhe serbët e Kosovës janë viktima të politikave nacionaliste.“Ministrja serbe Snezhana Paunoviq me deklaratën e saj vetëm sa konfirmoi se serbët janë armiqtë e tyre më të këqij. Unë u kërkoj sinqerisht falje shqiptarëve dhe gjithashtu serbëve të Kosovës, sepse të dy palët, secila në mënyrën e vet, janë viktima dhe pengje të budallallëkut, paaftësisë dhe monstruozitetit të politikës së çmendur të nacionalizmit serb”, ka deklaruar Jovanoviqi.

Për deklaratën e Paunoviqit ka reaguar edhe politikani serb Nenad Çanak, i cili e ka cilësuar atë si të papranueshme dhe ka kritikuar politikën aktuale në Serbi.

Çanak ka deklaruar se, sipas tij, mungesa e një përballjeje me të kaluarën e viteve ’90 ka ndikuar në rikthimin e retorikave nacionaliste.

“Është e dukshme që qeveria aktuale në Serbi është një simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë serbe në këtë moment. Kjo ishte e parashikueshme, sepse s’kemi pasur asnjëherë gjykim për politikën e kohës së Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve ’90”, ka thënë Çanaku

Related posts

Ndihmojeni Rajdin e vogël, rritur ne fshatra te thella, i sprovuar me semundje autoimune qe po i shkatrrojne organet

dardanianews

Kur dashuria mbaron, ndarja paqësore është shenjë pjekurie

dardanianews

Skandaloze: Dritan Abazoviq i pranishëm në ngjarjen e ‘Ujqërve të natës’ ku këndoheshin këngë nacionaliste serbe dhe brohoritej “Rusia, Rusia”

dardanianews