November 4, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së, Elda Hoti: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja. Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i dha lamtumirën bashkëshortit me një mesazh prekës. “U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkroi ajo.Më pas, vëllai i të ndjerit, Aleksandër Ndoja, njoftoi se Ladi Ndoja u nda papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Në mesazhin e tij ai e cilësoi humbjen si një goditje të rëndë për familjen, duke theksuar se Ladi la pas bashkëshorten, Elda Hoti, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.“Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur, Elda Hoti, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, të cilëve do t’u mungojë përherë shtylla e familjes”, shkruan Aleksandër Ndoja, ndërsa kërkon mirëkuptimin e miqve dhe të afërmve në këto momente të vështira. Ai e mbyll mesazhin me fjalët: “U prehsh në paqe, i dashur Ladi! Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona.”Ladi Ndoja nga Rrësheni, u arrestua në maj 2025 për krime zgjedhore, teksa në vitin 2025 Ndoja ra në pranga në Valencia të Italisë bashkë me tjetër shqiptar, Lorenc Dona, 31- vjeç, të cilit kishin kthyer një banesë në shtëpi droge. Kanabisin më pas e përpunonin dhe e tregtonin në tregun italian.

Related posts

Një faqe e LDK-së publikon videon e Rifat Jasharit që ‘trondit’ Rexhep Selimin dhe Azem Sylën

dardanianews

Cila është kjo M. Termkolli?!

dardanianews

Donald Trump ndërpret financimin prej 3.9 milion dollarësh per komunitetin LGBT në Ballkanin Perëndimor

dardanianews