November 4, 2026
DardaniaNews
Lajme

Richard Grenell nga Beogradi: Më pëlqen të jem këtu, është magjik

Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka publikuar fotografi nga qëndrimi i tij në Beograd.Përmes një postimi në Instagram, Grenell ka shprehur hapur përshtypjet e tij për kryeqytetin serb.“Më pëlqen të jem në Beograd. Është magjik”, ka shkruar ai, krahas disa fotografive të realizuara gjatë vizitës.

Grenell ka qenë një figurë shpesh e komentuar në Kosovë, sidomos për shkak të përplasjeve publike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin e ka kritikuar në disa raste për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.Në anën tjetër, ai ka mbajtur raporte të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Grenell është dekoruar nga autoritetet serbe me Urdhrin e Flamurit Serb për kontributin në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Related posts

Lajmi i fundit: 10 raste të reja me COVID-19, shkon në 387 numri i të infektuarve në Kosovë

dardanianews

735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Rama të dorëhiqet, të ndalet dhuna policore ndaj studentëve

dardanianews

At Gjergj Fishta – Prifti që ruajti Xhaminë e Lezhës

dardanianews