21.3 C
New York
August 17, 2026
DardaniaNews
Lajme

“MOS IA BËNI KËTË KOSOVËS!” – Serbia qesh, shqiptarët përçahen: Amaneti i dëshmorëve po na thërret të zgjohemi!

Ka momente kur përçarja politike kalon çdo kufi dhe kthehet në një plagë që dhemb më shumë se çdo debat. Kur në Kuvend hidhen gota e vezë, kur veteranë, deputetë e institucione poshtërohen dhe shqiptarët sulmojnë njëri-tjetrin, pyetja bëhet e rëndë: **a po i japim vetë armikut arsyen të qeshë me ne?** Kosova është ndërtuar me gjak, sakrificë dhe amanet, ndaj sot më shumë se kurrë kërkohet respekt, unitet dhe përgjegjësi përballë brezave që dhanë gjithçka për lirinë.

KY ËSHTË POSTIMI I AMINA NURAJ:

Na qesh Serbia me gjithë shpirt kur e sheh se çka po bëhet me kombin shqiptar në Republikën e Kosovës…

Na qesh kur e sheh se deri ku kemi ardhur. Na qesh kur sheh se për një gjeneral lufte, z. Ramush Haradinaj, i cili ka humbur familjarë në luftë dhe ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës, sot flitet për ta burgosur e dënuar. Na qesh kur sheh se çka u bë prej nesh…

Dhe jo, mos e kërkoni fajtorin as në Serbi, as në Rusi. Duhet ta kemi guximin ta themi të vërtetën: në shumë raste, fajtorë jemi vetë!

I shikova videot dhe incizimet. E pashë se si deputetë bërtasin dhe haptazi e provokojnë znj. Presidente Albulena Haxhiu. Presidenten e Republikës së Kosovës, vendit tonë. Një grua që përpiqet me të gjitha mjetet e mundshme t’i ndihmojë të gjithëve.

E pashë edhe se si deputetë të nderuar gjuajnë me gota. E pashë edhe momentin kur një mërgimtar i drejtohet me fjalë të rënda deputetes znj. Sala Jashari.

Ajo që vjen nga një familje heroike, në vete mbart gjakun e heronjve! 🇦🇱

E pashë gjithashtu se si një deputete e nderuar gjuan me vezë kryeministrin e shtetit.Pranojeni apo jo, ai njeri ka marrë më shumë se 50% të votave të popullit dhe pikërisht ai po përpiqet ta ndihmojë këtë shtet. Populli e do!

PSE, BRE?! PËR ÇKA?! ÇKA JU VYN ME NA QESH ARMIKU SHEKULLOR?!

A nuk kemi vuajtur mjaft?

A nuk kemi derdhur mjaft gjak?

A nuk kemi humbur mjaft familjarë?

A nuk kemi nëna që ende presin të pagjeturit e tyre?

Për çfarë Kosove luftuan ata që dhanë jetën?

Mund të kemi bindje të ndryshme politike. Mund të jemi në parti të ndryshme. Mund të mos pajtohemi me Ramush Haradinajn, me Albulena Haxhiun, me Albin Kurtin ,me Sala Jasharin,me Bedri Hamzen apo me cilindo tjetër. Por kjo nuk na jep të drejtë ta humbim respektin për njëri-tjetrin, ta poshtërojmë institucionin dhe ta kthejmë Kuvendin e Kosovës në një vend ku gjuhet me gota e vezë.

Sot Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë. Nuk ka nevojë të na sulmojë. Ajo vetëm po shikon dhe po qesh.

Dhe kjo është dhimbja më e madhe…

Sepse armiku shekullor po e sheh një popull që dikur ishte i bashkuar në dhimbje, sot duke u përçarë në pushtet, në parti e në interesa personale.

Mos ia bëni këtë Kosovës! Mos ia bëni këtë gjakut të dëshmorëve! Mos ia bëni këtë gjeneratave që do të vijnë pas nesh!

Kosova është më e madhe se Ramush Haradinaj.

Kosova është më e madhe se Albulena Haxhiu.

Kosova është më e madhe se Sala Jashari.

Kosova është më e madhe se çdo deputet, çdo kryeministër dhe çdo parti.

Kosova është amanet.

Dhe kur armiku ynë shekullor qesh duke na parë, pyetja nuk është vetëm “kush e ka fajin?”

Pyetja është:

ÇKA PO BËJMË NE QË PO E BËJMË ARMIKUN TONË TË QESHË ME NE?!

Zgjohuni, shqiptarë, para se përçarja të na kushtojë më shtrenjtë se çdo luftë.

Related posts

“Ai nuk mësoi asgjë”, ish-ambasadori holandez sulmon Daçiqin pas deklaratës për varret e shqiptarëve

dardanianews

VIDEO/ Ish deputetja e PD: Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë

dardanianews

Ziza Pajaziti në gjendje të rëndë pas takimit të ‘veçantë’ me të burgosurin Laert Haxhiu? Avokati: Ajo nuk është…

dardanianews