17.7 C
New York
October 20, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Flasin nga aeroporti, tregojnë se deri kur do të jenë të pezulluara fluturimet

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, konfirmoi pezullimin e fluturimeve nga Zvicra, Gjermania, Franca dhe Italia.

Ajo tha se sipas vendimit të qeverisë vendimi hynë në fuqi prej nesër në ora 15:00 dhe pezullimi do të mbetet deri në një vendim tjetër nga shteti.

Po ashtu, për udhëtarët që e kanë pasur të aranzhuar udhëtimet pas datës 13 mars, ajo i ka këshilluar që të njëjtit të flasin me kompanitë ajrore.

“Për detajet tjera të fluturimit tuaj pas kësaj date udhëtarët të kontaktojnë me kompanitë ajrore relevante”, tha ajo.

Related posts

I shoqi dhe vjerri drejt burgut, Armina jep lajmin: Së shpejti më shikoni në television

dardanianews

Rikthehet dimri: Të enjten vjen goditja e masave polare, temperaturat nën zero

dardanianews

Kosovarja që luan rolin e “mësitit”, ka bashkuar 40 çifte deri tash

dardanianews