November 4, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Pasi konfirmoi romancën, Dolce ndan foton e parë krah partnerit

Pasi konfirmoi javë më parë përmes një postimi se zemra e saj është e zënë dhe se është në një lidhje dashurie, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj foton e parë krah partnerit.

Në imazhin e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Dolce shihet e përqafuar nga partneri i saj.

Mirëpo, edhe kësaj radhe ajo ka zgjedhur të tregohet e rezervuar sa i përket jetës private, duke mos e zbuluar fytyrën apo identitetin e personit që i ka marrë zemrën.  

Përkrah fotos, ajo ka lënë një mbishkrim në latinisht, “Omnia cum tempore” (Çdo gjë me kohën e vet), shoqëruar me një emoji zemre të kuqe.

Publikimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe mijëra pëlqime, ndërsa kureshtja për të mësuar se kush është mashkull krah saj mbetet ende e madhe. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine – këngëtarja reagon çuditshëm

dardanianews

I shkoi Vali Corleones në shtëpi, njihuni me konkurrenten e re të Big Brother Vip Kosova

dardanianews

“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, Fjolla Morina thirrje publike për ndihmë pas akuzave ndaj ish-partnerit

dardanianews