November 12, 2026
DardaniaNews
Lajme

Pse Ibrahim Rugova u dhuronte kristale te Trepçës personaliteteve botërore? Historia pas traditës sẽ veçantë të Presidentit!

Kristalet e Trepçës ishin ndër dhuratat më karakteristike të Ibrahim Rugovës në takimet me personalitete ndërkombëtare. Ai kishte një pasion të veçantë për gurët dhe mineralet, ndërsa kristalet nga Trepça i shndërroi në një simbol të Kosovës që ua dhuronte miqve dhe mbështetësve të vendit.

Një nga rastet më të njohura është takimi me Bill Clintonin në Shtëpinë e Bardhë, më 29 maj 1998, ku Rugova i dhuroi një kristal të Trepçës.

Sipas dëshmive nga Muzeu i Kristaleve të Trepçës, këto dhurata shërbenin si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj Kosovës, por njëkohësisht edhe si mënyrë për t’ua prezantuar të huajve një prej pasurive më karakteristike të vendit.

Kristale të tilla lidhen edhe me personalitete të tjera të rëndësishme që Rugova takoi ndër vite. Madje është treguar se diplomatët ndonjëherë krahasonin madhësinë e kristaleve që kishin marrë prej tij.

Në një mënyrë krejt të veçantë, Rugova nuk u dhuronte vetëm një kristal – u dhuronte një copëz simbolike të Kosovës. 🇽🇰💎

Related posts

New York Times zbulon bisedën e Trump me liderët e BE: Ukraina duhet t’i japë territore Rusisë!

dardanianews

Sot nga ora 21:00 kërkohet të lëshohet kënga e marshit të UÇK’së si protestë ndaj këshilltarit të Kurtit

dardanianews

Albin Kurtit i ndodh e papritura në këtë fshat të Drenicës

dardanianews