0.7 C
New York
March 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kryetari i OVL-UÇK e fyen keq Albin Kurtin

Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për siç ka thënë se kanë pritur shumë nga kjo Qeveri.

Gucati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se shumëkush priste me padurim që të vinte në krye të shtetit “shpëtimtari”, por se sipas tij shpresat e votuesve dhe të atyre që e mbështetin Kurtin u venitën që në ditën e parë të fitores së tij.

Sipas Gucatit, Kurti çdo ditë po duket më minor, më i pafuqishëm, mashtrues e mohues i realitetit.

“Qeveria e Kurtit është qeveri e maskave, e premtimeve fallso, e inateve, e urrejtjes ndaj klasës çlirimtare të cilën e goditën sa ishin në opozitë por edhe kur erdhën në pushtet. Është qeveri që dështoj që në fillim, sepse merrej me kotësira”, ka shkruar Gucati.

Related posts

Raportohet se Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares – ka kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut

dardanianews

Gazetari kroat: Ja kush mori pjesë në atentatin ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Enver Hadrit

dardanianews

Ish-kryeministri rus thotë se tani është fillimi i fundit për Putin-in

dardanianews