20.5 C
New York
September 8, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Hetuesit e Speciales “zbarkojnë” në zyrat e gazetës Infokus

Hetues nga Gjykata Speciale para pak çasteve kanë “zbarkuar” në zyrat e Gazetës Infokus në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se ata kanë kërkuar kopjen e dosjeve të marra nga OVL  së UÇK-së, në të cilat ka emra të dëshmitarëve.

Hetuesit kanë qëndruar për një kohë brenda zyrave ndërsa kanë arritur që ta marrin dosjen e njëjtë të cilën e kanë marr një ditë më parë në zyrat e OVL së UÇK-së.

Rikujtojmë se gazeta Infokus ndonëse ka poseduar gjithë materialin, ajo nuk ka publikuar asnjë detaj nga ato dosje.

Drejtuesit e organizatave të veteranëve të luftës dje kanë pohuar se dosjet janë shpërndarë në disa media./IndeksOnline/

Related posts

Bekim Haxhiu reagon për herë të parë pas rezultatit në Skënderaj: Fitoi lakmia

dardanianews

Mot befasues gjatë kësaj jave, këto janë temperaturat

dardanianews

Momenti i gjuajtjes me armë: Punëtorit të “Extreme Pizza”-s nuk i trembet syri nga revolja (Video

dardanianews