November 15, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Rozana s’ndalet me kaq, premton se çështjen do ta çojë në rrugët e drejtësisë

Rozana Radi ka reaguar pas aludimeve dhe materialeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku emri i saj është përmendur në lidhje me një prej videove.Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Rozana ka mohuar kategorikisht të jetë pjesë e videove të publikuara, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me materialin për të cilin po aludohet.“Unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet”, ka shkruar ajo.Rozana ka paralajmëruar gjithashtu masa ligjore ndaj kujtdo që, sipas saj, tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin e saj përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.“Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë”, është shprehur Radi.Këngëtarja dhe moderatorja ka kërkuar që emri i saj të mos përdoret apo njolloset pa bazë, duke theksuar se ka jetën dhe familjen e saj.“Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë”, ka shkruar ajo.Në reagimin e saj, Rozana u është drejtuar edhe përdoruesve të rrjeteve sociale, duke kërkuar që materialet të mos shpërndahen dhe të mos amplifikohen.Ajo e ka cilësuar situatën si një veprim që cenon dinjitetin dhe emrin e njerëzve, ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e vajzave, grave dhe burrave për të mos i dhënë më vëmendje këtyre materialeve.Në fund, Radi ka bërë të ditur se, nëse situata vazhdon, do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore që i takojnë.“Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”, ka përfunduar ajo./Prive By Liberta Spahiu

Liberta Spahiu

Related posts

Laert Vasili viziton Mitrovicën e Veriut dhe pritet në takim nga kryetari: Kjo që shihni pas meje nuk është Zvicër, është Mitrovicë

dardanianews

Tifozja kroate shfaqet më joshëse se kurrë në tribunat e stadiumit

dardanianews

Ky transformim i Bay T do ju lë gojë hapur

dardanianews