Mes zhurmës së krijuar ditët e fundit rreth videove intime ku shfaqet kompozitori Adrian Hila dhe persona të tjerë, Vesa Smolica ka zgjedhur të flasë për një tjetër anë të familjes Hila, atë që ajo e ka njohur personalisht vite më parë.
Këngëtarja ka publikuar një shkrim emocional kushtuar Klaudia Hilës dhe vajzave të saj, Meryl dhe Ketlin, duke rikthyer një kapitull të veçantë nga adoleshenca e saj.
Vesa tregon se ishte vetëm 14 vjeçe kur, gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Këngët e Shekullit”, jetoi për rreth katër muaj në shtëpinë e familjes Hila, larg prindërve të saj.
“Disa gjëra nuk harrohen”, shkruan ajo, teksa kujton veçanërisht mënyrën se si Klaudia ishte kujdesur për të.
Sipas Vesës, gjatë asaj periudhe ajo ishte trajtuar si pjesë e familjes: shkonte çdo mëngjes me Klaudian në Teatrin e Kukullave, hante në tryezën e tyre dhe ndante dhomën me vajzat e saj.
“Në një moshë kur kisha më shumë nevojë për siguri, ajo më dha pikërisht atë”, shprehet këngëtarja.
Pikërisht për këtë arsye, Vesa thotë se në situatën e krijuar së fundmi nuk mund të heshtë për gruan që ajo vetë ka njohur.
“Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”, shkruan ajo, duke shtuar se vajza 14 vjeçe që dikur hyri në shtëpinë e saj, sot është rritur, por vazhdon ta kujtojë me mirënjohje.
Në reagimin e saj, Vesa ndalet edhe te Meryl dhe Ketlin, duke kërkuar që ato të mos gjykohen për veprimet e askujt tjetër.
“Meryl e Ketlin nuk duhet të mbajnë mbi vete peshën, turpin apo gjykimin e veprimeve të askujt tjetër”, ka theksuar ajo.
Mesazhin, Vesa e përmbyll drejtpërdrejt për Klaudian, duke i uruar forcë dhe dinjitet në këto ditë të vështira.
“Të kam njohur atëherë. Nuk të harroj sot”, janë ndër fjalët e fundit të këngëtares, e cila përmes këtij reagimi ka zgjedhur të rikujtojë përvojën e saj personale me familjen Hila, në një moment kur emri i tyre është vendosur në qendër të vëmendjes publike. /Prive By LShttps://www.instagram.com/p/Dd_iBLQjM_m/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=978&rd=https%3A%2F%2Fprivebruto.com&rp=%2Fkur-jetoja-me-familjen-hila-vesa-smolica-leter-gruas-se-adi-hiles%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawUsyuhleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mAXNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHhhtkaXzcVHYkX-2MRd-fH8yzeovj8xnRKs2ghoiIflVBYgk62PWbCT#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A695.1999999955297%2C%22ls%22%3A523.6999999955297%2C%22le%22%3A523.6999999955297%7D

