29.4 C
New York
October 2, 2026
DardaniaNews
Showbiz

APELON Drenusha: Mos i kërkoni. Mos i shpërndani. Respektoni privatësinë. Seƙsı nuk është turp. Shkelja e intimitetit të dikujt është

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka reaguar lidhur me videot intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke dënuar publikimin dhe shpërndarjen e tyre pa pëlqimin e personave të përfshirë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Latifi ka theksuar se jeta seksuale është pjesë e jetës së njerëzve dhe nuk duhet të shndërrohet në objekt turpërimi.

“Seksi është pjesë e jetës. Të gjithë e bëjmë dhe nuk është turp. Ajo që është shqetësuese është ekspozimi dhe shpërndarja e videove intime të njerëzve pa pëlqimin e tyre”, ka shkruar ajo.

Latifi ka nënvizuar se cenimi i privatësisë nuk duhet të lidhet me gjininë e personave të përfshirë, duke theksuar se askush nuk meriton të poshtërohet apo të trajtohet si material për konsum publik.

Ajo ka kritikuar gjithashtu edhe rastet kur materiale të tilla paralajmërohen paraprakisht në rrjetet sociale, duke nxitur kureshtjen e publikut dhe, rrjedhimisht, shpërndarjen e tyre.

“Mos i kërkoni. Mos i shpërndani. Respektoni privatësinë. Seksi nuk është turp. Shkelja e intimitetit të dikujt është”, ka përfunduar Latifi reagimin e saj të parë.

Pas këtij postimi, këngëtarja është rikthyer me një tjetër reagim, pasi ka lexuar disa prej komenteve të bëra nga ndjekësit e saj. përcjell Zhurnal.mk .

Related posts

Era Istrefi konfirmon lidhjen me kapitenin e kombëtares së Kosovës, dalin fotot bashkë

dardanianews

Lotina kapet “mat” duke kaluar ditën me dikë tjetër, Mozziku duket se do t’i jap fund lidhjes me të

dardanianews

“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, Fjolla Morina thirrje publike për ndihmë pas akuzave ndaj ish-partnerit

dardanianews