22.8 C
New York
October 9, 2026
DardaniaNews
Showbiz

BOMBA/ Ish banori i BBV publikon foton e Ledionit, Monikës dhe Eli Farës dhe shpërthen me akuza

Rogert Sterkaj ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku ka përfshirë emrat e moderatorit Ledion Liço, aktores Monika Lubonja dhe këngëtares Eli Fara.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka ndarë një fotografi ku shfaqen të tre personazhet, duke shoqëruar publikimin me kritika të ashpra ndaj qëndrimeve të tyre për çështjet e besnikërisë dhe emancipimit.

Reagimi vjen në një kohë kur Monika Lubonja dhe Eli Fara janë përfshirë në diskutimet publike pas shpërndarjes së materialeve private që lidhen me kompozitorin Adrian Hila.

postimin e tij, Sterkaj pretendon se disa mesazhe publike po e relativizojnë pabesinë bashkëshortore dhe po e paraqesin atë si pjesë të lirisë personale.

“Të tre kanë një gjë të përbashkët: në emër të lirisë dhe emancipimit, po relativizojnë pabesinë bashkëshortore dhe po e paraqesin gruan shqiptare si një figurë të dobët, pa dinjitet e pa parime!”, shkruan ai.

Më tej, Rogerti i është drejtuar drejtpërdrejt Eli Farës, duke theksuar se, sipas tij, liria seksuale dhe tradhtia janë dy çështje të ndryshme.

“Eli Fara, jo të gjithë shqiptarët e kanë tabu seksin! Por shumë prej nesh e kanë TABU tradhtinë, lidhjet me persona të martuar dhe normalizimin e pabesisë!”, shprehet Sterkaj.

Ai ka pasur një mesazh edhe për Monika Lubonjën, duke kundërshtuar publikisht qëndrimet që, sipas tij, mbrojnë këtë mentalitet.

“Dhe nëse ti e Monika e mbroni publikisht këtë mentalitet, mos prisni që të gjithë t’ju duartrokasin!”, vijon ai.

Në fund të reagimit, Sterkaj ka theksuar qëndrimin e tij me një fjali të shkruar me shkronja të mëdha: “EMANCIPIMI NUK ËSHTË JUSTIFIKIM PËR PABESINË!”

Deri tani, nuk ka një reagim të përfshirë në këtë publikim nga Ledion Liço, Monika Lubonja apo Eli Fara lidhur me deklaratat e Sterkajt.

Related posts

Derisa Vesa po tregon për vuajtjet me Mërgimin ai ndan moment romantik me shoqen e Vesës

dardanianews

“Fëmijët e mi përpiqen të më takojnë me meshkuj”!

dardanianews

Kiara e Luizi shkëmbejnë puthje në buzë

dardanianews