22.8 C
New York
October 9, 2026
DardaniaNews
Lajme

Nis fushata në Serbi, Daçiç: Flamuri serb herët a vonë do të valëvitet në Prizren

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë dhe bartësi i listës zgjedhore “Faktori i Stabilitetit”, Ivica Daçiç, në kohë fushate zgjedhore ka pretenduar se partia e tij nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se, nëse marrin besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, edhe 20 shtete të tjera do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një fjalim para përkrahësve të socialistëve, ai ka pretenduar se flamuri serb do të valojë mbi Prizren.“Jini të sigurt për këtë. Do të thonë se po e kërcënojmë dikë, por dëgjoni: nëse Turqia mund të reagojë ndaj gjithçkaje që ndodh në Sarajevë dhe Amerika reagon në mbrojtje të Kosovës, atëherë edhe ne mund të kujdesemi për Kosovën dhe serbët”, ka deklaruar Daçiç.

Ai ndër të tjera deklaroi se Partia Socialiste e Serbisë është kategorikisht kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO.

“Kur flasim për miqtë dhe armiqtë e Serbisë, gjithçka është e qartë. Së fundmi çaktivizuam një bombë gjermane, një vit më parë një bombë angleze nga Lufta e Dytë Botërore. Para kësaj, një granatë të Austro-Hungarisë nga Lufta e Parë Botërore. E kam përshkuar gjithë Serbinë dhe askund nuk kam gjetur bombë ruse. Pra, gjermanët, austriakët apo turqit nuk janë miq më të mëdhenj për ne sesa rusët dhe kinezët. Nëse një socialist thotë të kundërtën, ai është tradhtar”, ka shtuar ai.

Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 dhe është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve të botës. Megjithatë, gjatë fushatave zgjedhore në Serbi, politikanët serbë vazhdojnë të përdorin Kosovën për përfitime politike, duke bërë pretendime për kthimin e saj nën Serbi. Deklarata të tilla, shërbejnë si retorikë nacionaliste për mobilizimin e votuesve.

Related posts

Shokon Alfred Cako: Donald Trump do të zhdukë disa shtete në Ballkan – Ja cilat janë ato!

dardanianews

E tmerrshme: Dalin pamjet se si shqiptari rreh me shqelma e grushte një vajzë në palestër në Itali

dardanianews

Adi Krasta: Faqezinjtë po udhëheqin Shqipërinë, dua pasaportën e Kosovës

dardanianews