24.2 C
New York
October 14, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Një nga protestuesit ka vdekur para 10 minutash”/ Ministria e Shëndetësisë reagon pas lajmeve të shpërndara

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur në strukturat spitalore pas protestës.

Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.

Gjithashtu, në këtë strukturë spitalore është paraqitur një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu ministria sqaron se informacionet që po qarkullojnë në rrjet se një person ka humbur jetën, janë të pavërteta

Related posts

Fillojnë pakënaqësitë në LDK | Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut nga LDK-ja.

dardanianews

Pas Sami Lushtakut, KQZ ia pamundëson edhe Sokol Bashotës kandidimin për zgjedhjet komunale

dardanianews

Ish-presidenti Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin

dardanianews