November 4, 2026
DardaniaNews
Lajme

Sot ka ditëlindjen Faruza Kallaba, pilotja shqiptaro-amerikane që mori pjesë në 30 aksione gjatë bombardimeve të NATO-s

Më 3 nëntor të vitit 1956 u lind, Faruza Kallaba, në Damask të Sirisë. Ishte bija e babait shqiptar, Haki Kallaba dhe nënës ukrainase, Ana Senkijeviq.

Si fëmijë, Faruza bashkë me familjen e saj ishte shpërngulur nga Siria dhe ishte vendosur në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptaro-amerikania, Faruza Kallaba, është femra e parë, e cila gjatë ndërhyrjes 78 ditore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe ekonomike të regjimit kriminal të Millosheviqt, kishte një rol shumë domethënës.

Ajo, duke pilote me shumë përvojë me aeroplanin e saj, furnizonte aeroplanët bombardues të NATO-s, në fluturim. Pilotja, pjesëmarrëse në luftën e NATO-s kundër Serbisë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related posts

Zyrtari i lartë shtetëror del pozitiv me covid-19: Jam vetizoluar

dardanianews

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

dardanianews

“Shite lopën e shpëtone babën në spital privat”- kërkesa skandaloze e mjekut ndaj djemve të pacientit që nuk kishin para

dardanianews