14.2 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kurti kundërshton propozimin e Thaçit: S’ka nevojë tani për gjendje të jashtëzakonshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka bërë të ditur se kryeministri, Albin Kurti, do të kundërshtojë propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Presidenti propozoi vendosjen e kësaj mase pas konfirmimit të 19 rasteve me koronavirus në Kosovë.

‘’Këshilli kombëtar i Sigurisë është mbledhur sot me ftesën e kryeminsitrit, aty ka qenë edhe presidenti dhe ministrat që janë pjesë e këshillit’’, tha Abazi.

‘’kemi parë propozimin e presidentit, por këtë e konsiderojmë interferim në punën e Qeverisë. Kemi marrë lëvdata nga ambasada e SHBA’së dhe Britanisë për punën që po e bëjmë. Besojmë që me këtë formë të bashkëpunimit institucional do të vazhdojmë. Kryeministri ka bërë të ditur se nuk është në pajtueshmëri me amsën ekstreme të propozuar nga presidenti sonte. Sidoqoftë këtë do e shikojmë në të ardhmen, nëse do ketë neojvë. Për momentin nuk kemi nevojë për një masë të tillë. Kemi qenë ndër shtetet e para që kemi marë masa, sikur mbyllja e shkolla’’, tha ai. /Express/

Related posts

Juristja Haxhia: Meshkujt shqiptarë, seksin pikë të fortë

dardanianews

Vitia takon Osmanin dhe Nagavcin, flasin për koordinim në menaxhimin e situatës me COVID-19

dardanianews

Përplasje në mbledhjen e Qeverisë: Ministrat e AAK’së dhe Nismës kundër kryeministrit

dardanianews

Leave a Comment