31.1 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

I dashur Albin, pranoji kushtet e Isa Mustafës, ‘zbutu’ menjëherë, sepse veç njerëzit e jashtëzakonshëm lëshojnë pe

I dashur Albin,

Aq sa Ti e ke zor t’i kërkosh falje LDK-së dhe ta kthesh Agim Veliun, aq zor e ka Isa Mustafa dhe Agim Veliu të kthehen mbrapa.

Gjithkush i thotë vetes dikushi dhe është hynore m’u pendu.
S’ka njeri që do Zoti më shumë se atë që pendohet.

Pranoji kushtet e Isa Mustafës, ‘zbutu’ menjëherë, sepse veç njerëzit e jashtëzakonshëm lëshojnë pe, edhe në dëm të vetvetes.

Mos e ‘jep’ Lumirin, Vjosën, ata djem e ato gra të mira të LDK-së, veç pse s’të shkon muhabeti me Agimin.

Harroje Albinin. Merru me neve. Ule kokën poshtë për hir të gjendjes së jashtëzakonshme. Puno me të gjithë, afroji afër vetes sidomos ata që s’të duan.
Nëse Jo, atëherë Ju bashkë me LDK-në jeni shpirti i reinkarnuar i atij që e ‘kalli Londrën’
më 1666.

Në kohën e urisë për bukë, Ju e ushqeni egon tuaj e i kultivoni inatet.

Mosni.
Populli ështëi ngujuar nga virusi, por sherri Juaj po bjen edhe në depresion, dhe fajtorë do të jeni Ju.

Kusuriteni masandej, masandej merreni me politikë, pasi që ta kuptojmë ‘A po pshtojmë a jo’.

E taksa të hiqet si hallvja. Lëja Abdullahut ta jap lajmin, mbasi ty po të duket rëndë.

Z.Kryeministër, edhe UÇK e shenjtë gjatë luftës ka ble ‘keksa e soka’ prej serbëve, bile Bujar Bukoshi edhe jeleka e çizme ‘serbe’ na ka pas çu n’luftë.

P.S. Se Ti boll e ke që Isa po ta pranon faljen. Ka raste edhe më t’rana.
Unë qe 10-të vjet ‘njanit’ i kërkoj falje (s’di as vet pse s’më flet) dhe nuk ma pranon faljen, me vra Ai Zot.

Related posts

Jasharaj tregon se kur do t’i marrin shtesat punëtorët e arsimit, thotë se shuma do të jetë më e vogël se 100 euro

dardanianews

Vdesin tre persona nga koronavirusi në Kosovë

dardanianews

Bora e marsit e zë në befasi shtetin, kjo është gjendja e autostradës “Ibrahim Rugova”

dardanianews