May 1, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Deputetja e Vetëvendosjes zbulon me kë do të bëjnë koalicion

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, është shprehur e bindur se Qeveria e Albin Kurttit, do të udhëheq sërish Kosovën.

Ajo ka thënë se kësaj radhe, Vetëvendosje do të bëjë koalicion vetëm me popullin, përcjell Bota sot.

Pacolli ka shpërndarë shkrimin e revistës gjermane “Der Spiegel”, e cila ka thënë se Qeveria Kurti do të ishte e para qeveri vërtet reformatore e Kosovës që nga fundi i luftës para 20 vitesh, por sipas saj, disave siç duket nuk iu konvenuan reformat progresive.

Postimi i plotë i Pacollit:

Po pra “Qeveria e Kurtit do të ishte e para qeveri vërtet reformatore e Kosovës që nga fundi i luftës para 20 vitesh” (Der Spiegel) por disave siç duket nuk iu konvenuan reformat progresive.

“Një rënie e domosdoshme për ngritje të nevojshme”. A.K

#QeveriaKurti përsëri do të udhëheq vendin drejtë zhvillimit e integrimit. Por, kësaj radhe koalicion do të bëjmë vetëm me popullin.

#meKryeministrin

Related posts

Britania ngre alarmin: Putin mund të nisë brenda disa ditësh një luftë të re botërore

dardanianews

Karikaturisti që paraqiti profetin Muhamed me trup të qenit vdiq mbrëmë në aksident trafiku

dardanianews

Vajza e Lushtakut- Matoshit: E di që ende po e luan rolin tënd të “Sasës”

dardanianews