22.3 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Zhduket pa gjurmë 31-vjeçarja në Prishtinë – bashkëshorti e raportoi në Polici pesë ditë pas largimit

Një grua nga Prishtina është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk është lajmëruar, mëson Sinjali.Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Meliza Belegun 31-vjeçare, e cila jetonte me bashkëshortin e saj në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 31-vjeçarja është larguar nga shtëpia më 5 gusht, ndërsa bashkëshorti i saj është paraqitur më 10 gusht, rreth orës 21:00, në Stacionin Policor, ku ka raportuar se ajo nuk ishte kthyer dhe nuk ishte lajmëruar.Siç mëson Sinjali, në deklaratën e dhënë para Policisë, bashkëshorti ka bërë të ditur se nuk është hera e parë që ajo largohet nga shtëpia, por këtë herë mungesa e kontaktit ka bërë që rasti të raportohet tek organet e rendit.

Për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për Krime të Rënda, e cila ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Person i zhdukur” dhe Njësia e Hetimeve të ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e saj.

Deri në informacionet e fundit të siguruara nga Sinjali, vendndodhja e saj nuk është bërë e ditur.

Related posts

Erdogan pritet të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë: Do t’i japim fund luftërave

dardanianews

Del audio-incizimi i dytë i Bedri Shabanit, konfirmohet takimi fizik me oficerin e BIA-s

dardanianews

Këtë muaj hapen pishinat në ..

dardanianews