-1.6 C
New York
December 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vjosa Osmani kryeministre, ja kush e propozon

Pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës me mocion mosbesimi, tashmë duhet të formohet një Qeveri e re, e cila do ta udhëhiqte shtetin e Kosovës deri në zgjedhje të reja.

Familja e veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit, thotë se do të ishte një hap i mençur nëse Vjosa Osmani propozohet për kryeministre.

Përmes një postimi në Facebook, kjo familje thotë se Vjosa Osmani është më e votuara në LDK dhe është faktori më unifikues në këtë situatë të rëndë që p kalon vendi.

Familja Imeri thotë se Osmani i plotëson kushtet më shumë se kushdo tjetër.

Postimi i plotë:

Do të ishte hap i mençur nëse Vjosa Osmani të propozohej për Kryeministre. Është më e votuara në LDK dhe është faktori më unifikues në këtë situatë të rëndë që po kalon vendi.

Gjithashtu i plotëson kushtet më shumë se kush do tjetër nga LDK-ja. Dhe përfundimisht LDK-ja mund të rehabilitohet deri në zgjedhjet e ardhshme…

Related posts

Atraksion i verës, pishina e Gërmisë me pamje e çmime të reja

dardanianews

Kraja: Kishte takime të fshehta Thaqi-Vuçiç-Rama për ndarjen e Kosovës

dardanianews

Zyrtare: Gjykata Speciale sapo mori një vend shumë të keq për ish-presidentin Thaçi

dardanianews