2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pandeli Majko: Kurti bëri veprim emocional kur shkarkoi Agim Veliun

Ministri i Shtetit për Diasporës në Shqipëri Pandeli Majko, ka folur për krizën politike në Kosovë.Majko tha se situata paraqitet shumë e komplikuar, duke e cilësuar shkarkimin e Agim Veliu nga posti i ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, si një veprim emocional të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.“Situata paraqitet e komplikuar. Besoj se ishte një veprim emocional ai i bërë nga kryeministri Kurti duke shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe një nga figurat kryesore Agim Veliu. Ky veprimi emotive çoi në një veprim tjetër emotiv nga ana e LDK-së. Por nuk mendoj se përplasja nis këtu. Faji e ka humbur adresën “.
Ish-kryeministri i Shqipërisë shtoi se nuk duhet të nxitohet për krijimin e qeverisë.“Mendoj se nuk duhet nxituar për krijimin e qeverisë. Kjo sepse si Kosova dhe Shqipëria po vuajnë me pandeminë e koronavirusit. Pas kësaj pritet dhe një krizë ekonomike, prandaj mendoj se nuk duhet të kemi nxitim për krijimin e qeverisë pasi qeveria në detyrë dhe kryeminnistri Kurti kanë shprehur si prioritet luftën ndaj Covid-19 “.Këto komente Pandeli Majko, i bëri në emisionin Open në Top Channel.

Related posts

Driton Selmanaj synon zv.kryeministrin, Armend Zemaj- ministër

dardanianews

Dy djemtë i vdiqën brenda 7 muajsh, nënës së tyre i bie të fikët kur dëgjon lajmin e rëndë

dardanianews

Shpëtim Hajdaraj: Taborit të LPK-së i pengoi deklarata e Smajl Hajdarajt për UÇK-në

dardanianews