26.4 C
New York
July 2, 2025
DardaniaNews
FeaturedKulturëLajme

Njoftim për zhvendosjen e datës së ekspozitës për Akademik Fehmi Aganin

Njoftim:
Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë dhe dashamirës të kulturës,
Ju informojmë se Sektori i Historisë në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në bashkëpunim me familjen Agani dhe Shoqatën “Sali Çekaj” me seli në Zvicër, e cila është sponsor i këtij projekti, kanë vendosur të shtyjnë datën e hapjes së ekspozitës me titull:
“Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Aganit.”
Ekspozita, e planifikuar fillimisht për t’u hapur më 28 Nëntor 2024, do të hapet më 17 Shkurt 2025.
Arsyeja e shtyrjes qëndron në faktin se ambientet e sallave ekspozuese të Muzeut Kombëtar të Kosovës aktualisht janë jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit të vazhdueshëm. Ndërkohë, përpjekjet tona për të organizuar këtë ekspozitë në një ambient dinjitoz, si Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, rezultuan të pasuksesshme për shkak të angazhimeve paraprake të këtij institucioni.
Megjithatë, menaxhmenti i Akademisë ka garantuar se salla ekspozuese do të jetë në dispozicion për përdorim më 17 Shkurt 2025, duke na mundësuar të organizojmë këtë ngjarje në përputhje me rëndësinë dhe madhështinë e figurës së Akademik Fehmi Aganit.
Duke marrë parasysh vlerën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm, konsiderojmë se hapja e ekspozitës në një ambient të denjë për figurën e tij, si Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës ose ndonjë ambient tjetër i ngjashëm, është zgjidhja më e mirë per mbajtjen e këtij eventi.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!
Me respekt,
Besnik Rraci & Sadik Krasniqi
Bashkautorë të ekspozitës

Related posts

Jarinja e bllokuar/ Serbët vazhdojnë të qëndrojnë në mes të rrugës (Foto/video)

dardanianews

Gruaja dhe zhytësit që notojnë me peshkaqenin më të madh të botës (fotot)

dardanianews

Çedomir Jovanoviq thotë se ajo çfarë ndodhi në Banjskë është sulm terrorist, Serbia të këndellet!

dardanianews