IKSHPK ka njoftuar per 15 raste të reja me koronavirus në Kosovë e 4 të shëruar.Rastet sipas njoftimit janë nga Suhareka 9, nga Gjilani 3 dhe nga një rast në Ferizaj, Malishevë e Leposaviq, të gjitha raste kontakti.377 ka shkuar numri i përgjithshëm i të infektuarve, ndërsa të vdekur janë 8, ku sot u shënua viktima e fundit, një grua nga Istogu.
Njoftimi:PESËMBËDHJETË RASTE DHE KATËR TË SHËRUAR ME COVID-19!Sot më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 154 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste.Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet:Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq.
datë 13 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 38 vjeç nga Lladovë-Istog, e konfirmuar me COVID-19 me datë 12.04.2020. Pacientja ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Pejës nga data 09.04.2020 prej ku edhe transportohet në Klinikën e Kirurgjisë për trajtim. Pacientja ka patur sëmundje të tjera shoqëruese.Sot më 13 prill 2020, janë shëruar edhe katër (4) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63).Nga data 08 shkurt deri më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.410 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e shtatëdhjetë e shtatë (377) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.020 kontakte të rasteve.Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 13 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.912.378 raste të COVID-19 dhe 118.683 raste të vdekjes.QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!