5.8 C
New York
October 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ja sa është mbushur fondi i qeverisë “Kurti”, i ndihmuar nga mërgata dhe kosovarë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për të luftuar koronavirusin në Kosovë.

Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një llogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.

Sipas tij, të gjitha mjetet do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar.

E zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se brenda një dite mërgata ka dhuruar rreth 100 mijë euro në fondin emergjent.

“Mërgata për një ditë afro 100 mijë euro për fondin emergjent. Ajo solidarizohet si gjithnjë me vendlindjen dhe beson në qeverisjen e re. Po ashtu i jep përgjigje cinikëve që s’besojnë asgjë dhe kukasin gjithandej:, ka bërë të ditur Manxhuka përmes një po stimi në FCB.

Related posts

Dy burra rrihen brutalisht për shezllon

dardanianews

Mediumi serb citon një dokument në SHBA: Tri zgjidhje të mundshme për Kosovën

dardanianews

Analisti Muja: Grenell e Thaçi s’janë më, Kosova do të frymoj lirshëm

dardanianews