13.8 C
New York
March 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka vdekur një i infektuar me COVID-19 nga Komuna e Ferizajt, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

Sipas MSH’së, ai ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./Gazeta Express/

Njoftim nga Klinika Infektive Prishtinë, 17 prill 2020 Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Friday, April 17, 2020

Related posts

(Video): “Vritni një serb, do të vrasim njëqind myslimanë”, sot 27 vjet nga fjalimi i Vuçiqit

dardanianews

“Nuk e bëj vaksinën, është vdekjeprurëse”, habit me deklaratën eksperti i njohur

dardanianews

Ligji i ri i pagave – sa do të jetë paga e një polici, një mjeku, një mësimdhënësi, dhe një zjarrëfikësi – Gazeta Blic sjell detaje nga ky ligj

dardanianews