July 25, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kurti u flet gazetarëve boshnjakë për shkëmbimin e territoreve që po përgatitet, nxit menjëherë reagimin e Grenell

Ambasadori Richard Grenell e ka ripërsëritur se ai kurrë nuk ka folur për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi thuhet se Kurti e ka akuzuar edhe njëherë njeriun e Trumpit para gazetarëve boshnjakë për dicka të tillë.

“Nuk ka pasur absolutisht asnjë diskutim për ndryshim territorial nga unë dhe as nuk është diskutuar ndonjëherë nga dikush tjetër në praninë timë. E kemi thënë këtë disa herë”. Kështu ka shkruar emisari i Trumpit, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në një postim ku thuhet se Kurti ka përsëritur bindjet e tij se Grenelli ka zgjedhur idenë e korrgjiimit të kufijve për të ecur para me dialogun.

Jasmin Mujanoviq, bashkautor i emisionit “Sarajevo Calling” ka shkruar në Tëitter se gjatë një bashkëbisedimi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar Grenellin se ka nisur presionin ndaj tij që nga fillimi i mandatit të tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

Mujanoviq shkruan se Kurti I ka folur për idenë e korrgjimit të kufijve, që sipas tij, ka vazhduar edhe me ndërmjetësimin e Grenellit.

Ai ka thënë se diskutimi për korrgjim të kufijve kanë nisur gjatë kohës së Federica Mogherinit dhe është trajtuar direkt nga zyra e Thacit dhe e Vuciqit. Grenell e ka zgjedhur këtë ide dhe ka vazhduar presionin ndaj bllokut të Kurtit që ta pranojnë pa fjalë atë që Kurti e quan një rregullimi të shpejtë e të papërgjegjshëm”, ka shkruar Mujanoviq. /Express/

Related posts

(Video): Ndodh mrekullia: Djali 10-vjeçar shpëtohet pas tetë orësh i bllokuar në kamionin e plehrave

dardanianews

Del sondazhi i fortë! Zaloshnja: Nëse votohet sot në Shqipëri nuk e besoni se kush do i fitonte zgjedhjet

dardanianews

Deputeti Haxhi Shala kërcënohet me jetë për seancën e nesërme

dardanianews