November 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajm i mirë: Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Ministri i Integrimeve, Blerim Reka, ka njoftuar se Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, me të cilin ai ka pasur letër-këmbim fundjavën e kaluar, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyjë përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

E kështu, Reka ka thënë se sot, Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën“.

Postimi i tij i plotë:

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Miku ynë, Euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, me të cilin pata letër-këmbim fundjavën e kaluar, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyej përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sot, Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën“.

Faleminderit Tonino, faleminderit Parlamentit Evropian!

Related posts

Albini e Vjosa, mesazh të fortë për rrjetet e organizuara në veri të Kosovës

dardanianews

Doris Pack Mësim LDK-Së: Rezistoni Egoizmit Të Grenellit Dhe Trumpit, Rugova nuk do të Dorëzohej!

dardanianews

Publikohen pamjet kur helikopteri i kolonelit rus hidhet në erë nga raketa ukrainase

dardanianews