26.2 C
New York
July 7, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmeShëndetësi

‘Zhduket’ Koronavirusi në këtë shtet të Botës, nis jeta normale

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka deklaruar sot se me sukses është ndaluar përhapja e coronavirusit në vendin e saj, duke pretenduar se virusi aktualisht “është zhdukur”, raporton BBC.

Ajo këto komente i bëri pasi në këtë vend nuk është shënuar as edhe një rast i ri me COVID-19. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund.

Ky lajm është bërë publik vetëm pak orë pasi që Zelanda e Re do të shfuqizojë masat më të rrepta mbrojtëse, që i ka aplikuar nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.
Nga e premtja, kanë rifilluar punën disa biznese edhe pse nga qytetarët do të kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me qëllim të shmanget kontakti social. Në Zelandën e Re deri më tani janë konfirmuar 1.500 raste të prekurve me coronavirus, si dhe 19 tjerë të vdekur.

“Po e rifillojmë ekonominë, por nuk po e hapin jetën sociale. Kemi fituar betejën, por duhet të jemi të kujdesshëm”, ka shtuar Ardern.

Sipas saj, të dhënat e fundit tregojnë se Zelanda e Re në fakt e ka zhdukur coronavirusit, megjithatë kjo nuk do të thotë sipas saj se nuk do të ketë raste të reja, por që sipas gjitha gjasave do të jetë numër i vogël dhe lehtë i menaxhueshëm.

Kryeministrja Ardern pranoi se do të kishin nga njëmijë raste me COVID-19 në ditë, po të mos kishin reaguar në kohë duke aplikuar masa të rrepta mbrojtëse.

Related posts

Njihuni me motrën bukuroshe të Vjosa Osmanit

dardanianews

Rama në frekuencë me Vuçiqin/ Analisti: Ky është thelbi i deklaratës – t’i thuhen troç dhe prerazi këto fjalë nga Kosova

dardanianews

Komplotet kundër emrit dhe vepres së heroit Sali Çekaj

dardanianews