3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Djali i deputetit të vrarë të LDK-së ka një propozim për këtë parti

Shpëtim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Smajl Hajdarajt, ka thënë se nga elita intelektuale e partisë së Ibrahim Rugovës, kurrë nuk ka ardhur një e keqe për Kosovën.

Ai ka thënë se me ndryshimin e rrethanave, ka ndryshuar natyrshëm edhe LDK-ja. Por, sipas tij, të metat dhe gabimet e individëve brenda LDK-së nuk mund ta zbehin tërësinë, përcjell Bota sot.

Hajdaraj ka kërkuar që të punohet që të ketë sa më shumë individë të mirë në LDK, për ta përmirësuar atë.

Ai ka propozuar që slogani i kësaj partie të jetë ai i viteve të 90-ta “LDK – Kush tjetër?

Postimi i plotë i tij në Facebook:

LDK – Kush tjetër?

e mbaj mend mirë këtë sllogan të saj gjatë viteve 90-ta , në njërën nga zgjedhjet parlamentare të kohës kur bëhej rezistenca e pashembullt ndaj okupimit klasik e kriminal ,atëherë kur ishte në pikëpytje qënja jonë ekzistenciale , rezultati i fitores së saj në ato zgjedhje ishte mbi 90%. Në atë kohë edhe nuk e kuptoja mirë domëthënien e atij sllogani , por sot po se po. Që nga ajo kohë , rrethanat në Kosovë kanë ndryshuar shumë për t’mirë edhe si rezultat i atij besimi dhe vizioni të asaj elite intelektuale. Rreshtimi i duhur në kohë të duhur ka domëthënie shumë. Kurrë gjë e keqe për Kosovë nga Ibrahim Rugova dhe ajo elitë intelektuale nuk ka ardhur. Meqenëse kanë ndryshuar rrethanat , edhe LDK-ja natyrshëm se ka ndryshuar. Tërësia (LDK) është e përbërë nga individi. Pra , shumë individë (unë ,ti , ai/ajo) e krijojnë tërësinë (LDK). Të metat dhe gabimet eventuale të individit nuk mund ta zbehin tërësinë (LDK). Të gjithë ne individët kemi të meta , andaj nuk ka faj tërësia. Të gjithë të punojmë që të kemi individë sa më të mirë në LDK , do ta kemi përmirësuar edhe LDK-në.

LDK – Kush tjetër?

nuk e di a do ishte sllogan i duhur për sot dhe nesër që LDK ta aktualizojë , pasi që nuk mund të përjashtohen individë e tërësi tjera të mira apriori , por mendimi im dhe bindja ime personale është që LDK-ja e GARANTON më së shumti (e matshme) shprehjen e vullnetit politik të popullit tonë , Kosova – Shtet i Pavarun e Demokratik.

 

 

Related posts

Drejt zgjedhjeve, Kurti mbrëmë shtroi darkë edhe për Guxo dhe Alternativën

dardanianews

AAK kushtëzon Qeverinë: Ua votojmë buxhetin nëse bëni këtë gjë

dardanianews

Humbin jetën tre fëmijët e vegjël. Hëngrën ëmbëlsira dhe akullore, por ishin me diabet

dardanianews