April 30, 2026
DardaniaNews
Sport

Materazzi: Zidane më pyeti nëse e doja fanellën e tij, i thashë që e doja motrën e tij

Marco Materazzi është kthyer të flasë përsëri për incidentin famëkeq me Zinedine Zidane gjatë finales së Kupës së Botës, duke zbuluar se e kishte acaruar francezin duke ia kërkuar motrën në vend të fanellës.

Në finalen e Kupës së Botës më 2006, Zidane u përjashtua nga loja me karton të kuq për shkak se e goditi Materazzin me kokë në gjoks, raporton Gazeta Express.

Përjashtimi i Zidane i kushtoi Francës me humbjen e finales pas penalltive.

Materazzi, i cili e kishte shënuar golin e barazimit 1:1, e kishte provokuar francezin duke e acaruar aq shumë saqë kishte marrë një goditje befasuese dhe të papritur nga ai.

Tani, gati 14 vjet më vonë, ish-qendërmbrojtësi italian zbulon çfarë i kishte thënë francezit.

“Nuk doja të qortohesha ashpër nga Gennaro Gattuso përsëri, prandaj e tërhoqa prej fanelle Zidanin. Ai u përgjigj (duke më goditur me kokë në gjoks) dhe kështu ndodhi. Fatmirësisht nuk e prisja reagimin e tij, sepse do të përfundoja në dush para kohe edhe unë. Ai më pyeti nëse e doja fanellën e tij. Unë i thashë se e doja motrën e tij”, zbutoi ish-mbrojtësi i Interit. /Gazeta Express/

 

Related posts

Sergio Ramos e humb kontrollin dhe bën gjest të shëmtuar, e shtyn fotografin pas lojës PSG – Bayern

dardanianews

Lajmi fundit: seriozisht rrezikohet shtyrja e ndeshjes Kosovë-Rumani

dardanianews

Skena të turpshme: Goditet me shuplakë nga trajneri i Kosovës tetëvjeçarja kosovare që humbi kundër rivales serbe në taekwondo

dardanianews