February 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Klina, Vitia dhe Malisheva dalin nga karantina

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të lirohen nga karantina komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës. Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko në vijën e parë të frontit të luftës, gati të jap jetën për Ukrainën

dardanianews

“Humbi gjithë familjen”, mjeku shqiptar në Turqi tregon historinë e trishtë të kolegut të tij

dardanianews

Vetëvendosja merr 50.3% të votave, pas vendimit të fundit të PZAP

dardanianews