December 23, 2025
DardaniaNews
Lajme nga BotaShëndetësi

Pas Italisë dhe Spanjës, edhe Franca jep një sinjal pozitiv në luftën ndaj COVID-19

Pas Italisë dhe Spanjës është Franca që jep një sinjal pozitiv në luftën ndaj COVID-19 teksa në 24 orët e fundit ka regjistruar 135 viktima.

Kjo është shifra më e ulët që shënon Franca në 6 javët e fundit, saktësisht prej 22 marsit.

Ndërkohë për të 25-ën ditë radhazi ka rrënie të pacientëve në terapi intensive në 3,827 si dhe të atyre në spitale 25,827.

Franca për 1 javë shkon në një rihapje graduale dhe për të këto shifra janë pozitive duke kujtuar se në këtë periudhë një muaj më parë shënoi mbi 1 mijë viktima në 1 ditë.

Sa i përket shifrave të përgjithshme, Franca numëron deri tani 168,693 të infektuar dhe 24,895 viktima, duke qenë kështu shteti i pestë më i prekur në botë pas SHBA, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Image

Related posts

Panik dhe frikë në elitën ruse, Vladimir Putin drejt rrënimit përfundimtar, zbulohet informacioni sekret që pritet të sjellë fundin e luftës ndaj Ukrainës

dardanianews

Rreziku i krizës globale ushqimore, Ukraina gjen dy rrugë për të eksportuar drithëra

dardanianews

Shkencëtarët: Kjo është arma sekrete kundër koronavirusit, shkatërron virusin në çdo sipërfaqe

dardanianews