13.8 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

TRAGJEDI NË ANIJEN EMALLKUAR ME “HANTAVIRUS” : VDES OFICERI GJAT OPERACIONIT TË RREZIKSHĚM

Një ngjarje e rëndë ka tronditur forcat e sigurisë në Spanjë, ku një oficer 62-vjeçar i Gardës Civile ka humbur jetën pas një ataku kardiak gjatë kryerjes së detyrës në Tenerife.Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në portin e Granadilla de Abona. Oficeri ishte pjesë e operacionit delikat për zbritjen dhe riatdhesimin e pasagjerëve të anijes turistike “Hondius”, e cila ishte vendosur në karantinë pas shpërthimit të një infeksioni nga hantavirusi në bord.Sipas njoftimit zyrtar nga sindikata e Gardës Civile, Jucil Nacional, oficeri pësoi atakun kardiak ndërsa ndodhej në postin e komandës operative.”Pavarësisht 40 minutave përpjekjesh intensive për ringjallje nga ekipet mjekësore, jeta e tij nuk mundi të shpëtohej,” thuhej në deklaratën e shpërndarë në platformën X.Vdekja e oficerit 62-vjeçar vjen si një goditje e radhës për këtë institucion. Sindikata u shpreh e tronditur duke shkruar: “Një tjetër koleg humbet jetën në krye të detyrës. Një tjetër familje e shkatërruar”.Kjo tragjedi pason një tjetër incident të rëndë të ndodhur më 8 maj në brigjet e Huelva, Andaluzi, ku dy oficerë të tjerë humbën jetën pas përplasjes së dy anijeve patrulluese gjatë ndjekjes së një motoskafi të trafikantëve të drogës.Autoritetet spanjolle po monitorojnë gjithashtu situatën shëndetësore në anijen “Hondius”, ndërsa nderimet për oficerin që humbi jetën në Tenerife kanë nisur nga kolegët dhe zyrtarët e lartë.

Related posts

Finalja me Serbinë dhe përkrahja amerikane, kryediplomatja kosovare flet me Palmer, Albright dhe Clark

dardanianews

Cili nga këta është PRESIDENTI juaj i preferuar? VOTO?

dardanianews

Çfarë ndodhi? Surpriza për Mevlanin përloti gjithë studion e Përputhen

dardanianews