16.1 C
New York
October 11, 2026
DardaniaNews
Shëndetësi

Kjo kafshë mund ta ketë ilaçin kundër coronavirusit, shkencëtarët me ndihmën e lamës krijojnë antitrupa që mbrojnë qelizat e njeriut kundër virusit

Sipas shkencëtarëve amerikanë dhe atyre belgë, lama e quajtur Winter do të mund të ishte faktori kyç në gjetjen e ilaçit kundër COVID-19, shkruan Sky News.

Hulumtuesit nga Universiteti Austin në Teksas dhe ata të Institutit Nacional për Shëndetësi pranë Universitetit të Gentit në Belgjikë, kanë bërë të ditur se përmes lamës kanë arritur të krijojnë antitrupat për të cilat pretendohet se mbrojnë qelizat e njeriut nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Ky ekip katër vite më parë kishte filluar të merret me hulumtimin e antitrupave që mund t’i kundërvihen viruseve SARS apo MERS, që kanë lidhje me coronavirusin e ri.

Kështu ata i injektuan versionet e sigurta të viruseve SARS dhe MERS, lamës së quajtur Winter, e cila ka katër vjet dhe jeton në një femër në një fshat në

Belgjikë.

https://support.twitter.com/articles/20175256

Related posts

Coronavirus: Maskë e re për fytyrën që vret virusin mund të jetë e disponueshme në dhjetor

dardanianews

VAJZA ITALIANE MBETET MISTERI MË I MADH I COVID-19, TASH E 56 DITË REZULTON POZITIVE, POR NUK KA KURRFARË SIMPTOMASH

dardanianews

Ky test i gjakut mund të identifikojë mbi 50 lloje të kancerit

dardanianews