2.9 C
New York
April 22, 2021
DardaniaNews
Featured Shëndetësi

Coronavirus: Maskë e re për fytyrën që vret virusin mund të jetë e disponueshme në dhjetor

Maska, e cila u zhvillua nga një shkencëtar i Universitetit Nottingham Trent, mund të jetë në dispozicion që në muajin dhjetor 2020.

Ndërsa maskat e fytyrës dikur ishin shikime të rralla, ato tani janë të detyrueshme në disa mjedise në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë shkruan Mirror.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.

Tani, një maskë e re antivirale për fytyrën është zhvilluar që mund të vrasë viruse duke përfshirë koronavirusin dhe gripin pas kontaktit.

Ndërsa shumica e maskave të fytyrës kanë një dizajn me tre shtresa, kjo maskë përmban pesë shtresa, duke përfshirë një shtresë antivirale të bërë nga nano-bakri.

Bakri, ka jone që emetohen në kontakt me një virus, duke bërë që virusi të vdesë dhe të ndalojë riprodhimin.

Dr. Gareth Cave, i cili krijoi maskën, tha: “Maska që ne kemi zhvilluar është provuar se inaktivizon viruset pas kontaktit; shtresa antivirale vret virusin i cili është bllokuar nga shtresat e filtrit”.

VIDEO: Kush është radiologu i QKUK-së i cili qëndroi 33 ditë me oksigjenoterapi pasi u prek nga Covid-19?

Sfida me maskat konvencionale të tipit kirurgjikal është se ato bllokojnë vetëm hyrjen ose daljen e virusit nga maska. Ato nuk kanë një mekanizëm aktiv për ta vrarë pasi të jetë bllokuar në maskë.

“Maska jonë e re antivirale është krijuar duke shfrytëzuar teknologjinë ekzistuese të barrierave dhe për ta kombinuar atë me nanoteknologjinë tonë për të vrarë virusin pasi të jetë bllokuar në të”.

Gjatë testimeve, maska ​​e fytyrës u tregua e aftë të shkatërronte më shumë se 90% të koronavirusit dhe gripit për shtatë orë dhe kishte një efikasitet filtrimi prej 99.98%.

 

 

Related posts

Nuk mund ta besoni, kaq i pasur është ministri Arben Vitia

dardanianews

Hulumtimi: Koronavirusi nuk ngjitet gjatë blerjes në supermarket

dardanianews

Pamje të rralla nga dita kur u varros Enver Maloku 22 vite më parë

dardanianews