14.4 C
New York
October 10, 2026
DardaniaNews
Lajme

CIA deklasifikon dokumentet, dalin në dritë të dashurat e Enver Hoxhës

Deklasifikimi i disa dokumenteve të fshehta të CIA-s ka zbardhur hollësi të panjohura nga jeta private e Enver Hoxhës. Sipas raportimeve, gjatë kohës si profesor në Liceun e Korçës, Hoxha kishte një marrëdhënie me Tanca Mishun, një vajzë tepër e bukur e asaj kohe.AdvertisementPor CIA jep edhe të dhëna të tjera: dokumentet përshkruajnë një Hoxhë që “nuk u nda nga fustanet e grave” edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat e para janë siguruar nga shqiptari i arratisur Aleko Bimbli, dikur nxënës i tij dhe më pas atashe shtypi në Legatën Shqiptare në Beograd, i cili e ka shoqëruar Hoxhën edhe në vizitën e tij në Jugosllavi.Dokumenti i parë i CIA-s mbi jetën intime të Hoxhës është i datës 21 maj 1951. Në një dosje prej 24 faqesh, Hoxha emërtohet si “SUBJEKTI”, ndërsa mes të tjerash thuhet se Liri Kondi dhe Milka Frashëri ishin dy prej grave me “influencë të drejtpërdrejtë” tek ai.AdvertisementNë dëshminë e vet, Aleko Bimbli e paraqet Enver Hoxhën si një njeri me natyrë të butë, që ndikohej lehtësisht nga të tjerët, ndërsa krahasimet me Mehmet Shehun nxjerrin në pah një dallim të theksuar mes dy figurave kryesore të regjimit.Deklasifikimi i këtyre dokumenteve paraqet një portret më kompleks të diktatorit, duke çelur diskutime të reja për jetën e tij private dhe ndikimet që mund të kenë përcaktuar vendimmarrjen e tij. (revista Ora)

Related posts

Veprimtari i LDK-së i reagon ashpër Gërvallës pasi kritikoi Mustafën: Ja pse u largove nga LDK-ja

dardanianews

Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm BUFIT

dardanianews

Shkëlqim Devolli i ‘Artmotion’ synon monopolin edhe në telekomunikime – shumë afër blerjes së IPKO’s, marrëveshja 152 milionëshe pritet të mbyllet brenda pak ditësh

dardanianews