Pamje të rralla të kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç në duart e forcave speciale ushtarake amerikane.
Në këto pamja, Millosheviq shihet i vendosur në bazën ushtarake në Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në qytetin e Tuzlas, transmeton Indeksonline
Videoja tregon kryekriminelin serb në dhomën e pritjes së ngushtë të bazës ushtarake amerikane. Ai më pas u fluturua me helikopter nga Beogradi dhe priti një aeroplan ushtarak amerikan për ta çuar në Hagë.
Milloshevqit ia vendosën prangat në burgun qendror të Beogradit në rrugën Bacvanska pasi i është dorëzuar policisë në orët e para të mëngjesit të së Dielës, 1 Prill të 2001-ës.
Ndryshe, gazetarët në vendngjarje kanë thënë se janë dëgjuar të shtëna vetëm pak kohë përpara se një varg makinash të dilnin nga porta e shtëpisë së Millosheviqit, transmeton Indeksonline
Vajza e zemëruar e Millosheviqit, Marija, kishte qëlluar disa herë në ajër ndërsa babai i saj po largohej nga vila. Burime të policisë kishin thënë se ish-presidenti ishte i dehur në momentin e arrestimit.
Vlen të theksohet se, Millosheviq para arrestimit kishte bërtitur nga një dritare se ai nuk pranon një urdhër arresti nga “lakenjtë e NATO-s”, një referencë ndaj autoriteteve të tanishme Jugosllave, dhe i ka thënë një polici se ai nuk do të dalë “i gjallë nga vila”. /Indeksonline/