20.6 C
New York
June 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Koronavirusi rikthehet në Wuhan

Pasi epiqendra e pandemisë me koronavirus konsiderohej pika zero për më shumë se një muaj, sot në Wuhan të Kinës janë regjistruar rastet e reja.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit kinez njoftoi se personi i parë me koronavirusin të raportuar në Wuhan që nga 3 prilli është pa asnjë simptomë të shprehur më parë.

Një rast tjetër i ri po sot është raportuar në Shulan. Numri i raporteve të pacientëve që nuk shfaqin simptoma në vend ka arritur nivelin më të lartë që nga 1 maji – 20. Megjithatë, nuk u raportuan vdekje të reja nga Covid-19.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kinë që nga 9 maji është rreth 83 mijë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit kinez, 4 mijë e 633 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes dhe 78 mijë e 120 janë shëruar, transmeton KosovaPress.

Related posts

Lajmi fundit: Rezultate befasuese në sondazhin e fundit për Prishtinën

dardanianews

Trump: SHBA dhe Irani shumë afër marrëveshjes për programin bërthamor

dardanianews

Partizani ri Albin Kurti, imitues i Hashim Thaçit me kompromise për serbët

dardanianews