26.4 C
New York
July 2, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Koronavirusi rikthehet në Wuhan

Pasi epiqendra e pandemisë me koronavirus konsiderohej pika zero për më shumë se një muaj, sot në Wuhan të Kinës janë regjistruar rastet e reja.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit kinez njoftoi se personi i parë me koronavirusin të raportuar në Wuhan që nga 3 prilli është pa asnjë simptomë të shprehur më parë.

Një rast tjetër i ri po sot është raportuar në Shulan. Numri i raporteve të pacientëve që nuk shfaqin simptoma në vend ka arritur nivelin më të lartë që nga 1 maji – 20. Megjithatë, nuk u raportuan vdekje të reja nga Covid-19.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kinë që nga 9 maji është rreth 83 mijë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit kinez, 4 mijë e 633 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes dhe 78 mijë e 120 janë shëruar, transmeton KosovaPress.

Related posts

Qyqja mahnit shkencëtarët, fluturon mbi 12,000 kilometra nga Zambia në Mongoli

dardanianews

Dieta me vezë të ziera që ju ndihmon të humbni 10 kg në vetëm 14 ditë

dardanianews

Hetem Ramadani me këshilla se si të mbrohemi nga coronavirusi

dardanianews