21.2 C
New York
June 29, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Shqipëri: Vajza që konsiderohej e humbur abuzohej nga daja i saj, që e mbante si dashnore

Një vajzë që u denoncua e humbur nga prindërit e saj, gjashtë muaj më pas ajo u kthye në shtëpi dhe tregoi se kishte jetuar me dajën e saj me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie.

Për këto të dhëna, se bashku me referimin e një sërë mesazhesh telefonike, ku daja i kërkonte mbesës të kthehej të jetonte me të, prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Edmond Kolës dhe dënimin e tij me katër vite burgim. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale në gjini.

18-vjeçarja tregon në rrëfimin e saj se ishte kthyer në shtëpi menjëherë pasi e kishte kuptuar që kjo gjë ishte e ndaluar dhe se “pas kësaj prindërit u distancuan me dajën, ndërsa kishin ndërprerë menjëherë komunikimin me të afërmit dhe familjarët e mamasë”.

Por në rast se i akuzuari nuk do të kishte vijuar ta përndiqte adoleshentet, kjo histori do mbahej e fshehtë dhe jashtë syrit të drejtësisë.

Adoleshentja shton më tej se kishte tentuar të vazhdonte jetën duke u regjistruar në një kurs parukerie, por daja i shkruante dhe dilte në rrugë duke i thënë hajde të ikim në Gjermani, se në Shqipëri na njohin.

Vetë i akuzuari e ka pranuar që pas largimit të mbesës nga shtëpia ishin fshehur në Pogradec dhe Shkodër. Por ai justifikohet me pretendimin se ka kryer marrëdhënie nën efektin e alkoolit. /tch/

Për të parë kronikën klikoni KËTU

 

Related posts

Saim Tahiraj ka disa fjale rreth aktualitetit politik

dardanianews

Tre shtetas shqiptarë humbin jetën nga një aksident në Koblenz të Gjermanisë

dardanianews

Mirë se vini”, Zhaklin Lekatari provokon keq nga Beogradi, kosovarët e vërshojnë me komente

dardanianews