May 1, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Edhe Abdixhiku i reagon Kurtit: Ndihem i ofenduar nga fjalimi juaj

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, në fund të fjalimit të tij në mbledhjen e Qeverisë, i ka thënë kryeministrit Kurtit se është ndier i ofenduar nga fjala e tij kundër LDK’së.

Kurti në mbledhjen e 100-ditëshit të Qeverisë derisa ka akuzuar rëndë LDK’në se po ia marrin pushtetin, ka thënë se ministrat e LDK’së kanë punuar mirë.

Abdixhiku i ka thënë se është ndier i ofenduar nga fjalimi i tij, sepse thotë se e përfaqësojnë LDK’në me krenari dhe cdo fyerja ndaj partisë së tyre është edhe ndaj ministrave.

“Më lejoni të ju falëndëroj juve kryeministër për mbështjetjen që e keni dhënë ju dhe kabinetin dhe gjithë anëtarët e Qeverisë, besoj se kemi punuar mbarë e mirë. Më lejoni të theksoj se gjysma e këtij kabineti paraqet një kulturë dhe një forcë politike.

Dhe, e përfaqëson me krenari, përfaqëson LDK’në. Prandaj cdo lavdatë ndaj punës tonë është lavdatë ndaj LDK’së dhe cdo kritikë ndaj LDK’së është kritikë ndaj neve. Cdo fyerje ndaj LDK’së është fyerje ndaj nesh. Ndjehem i ofenduar prej pjesës së fjalimit që e ofendon LDK’në. Ne nuk u bëmë pjesë e këtij debati, sepse përderisa përfaqësojmë Qeverinë, e përfaqësojmë cdo qytetar të Kosovës dhe ndoshta kjo është pjesë e kulturës tonë”, ka thënë Abdixhiku.

Related posts

Para dy javësh u bë e ditur se shumë shpejt pritet të ketë arrestime të reja, me urdhër të Gjykatës Speciale. Ndërkohë që gjykimi i krerëve të luftës po vazhdon në Hagë, Gjykata pritet të vazhdojë me arrestime të reja, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Pikërisht për këtë në vendin tonë kanë zbarkuar pjesëtarë të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë.

dardanianews

Nipi i Adem Grabovcit gjendet i vdekur në Prishtinë

dardanianews

Gjermania nis “bishat” në Ukrainë: Panzerhaubitze 2000 në duart e ukrainasve!

dardanianews