10 C
New York
May 20, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Albin Kurti i kërkon falje Hykmete Bajramit për këtë arsye

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme ku u diskutua për punën e qeverisë në 100 ditshin e saj, ka thënë se është i kënaqur me punën e ministrave, teksa, ka kritikuar Lidhjen Demokratike duke thënë se e njëjta bën pjesë në regjimin e vjetër që po tenton rrëzimin e tij në bashkëpunim me presidentin.

Për këtë arsye i kanë reaguar gjatë mbledhjes ministrat e LDK’së, Hykmete Bajrami e Lumir Abdixhiku.

I pyetur për komentet e tyre në mbledhje, sot Kurti tha se i kërkon falje Bajramit pasi që thotë se është i kënaqur me punën e saj.

“Është e vërtetë që mua më kritikoi ministrja Hykmete Bajrami por unë mund të them që jam I kënaqur me punën e saj dhe këtë ja kam thënë edhe kur jemi takuar, por, unë kisha harruar që ajo ka qenë ministre edhe më herët dhe për këtë gjë i kërkoj falje”, ka thënë Kurti para mediave.

 

 

Related posts

Vjen një lajm i madh për Kosovën: Mirësevini në Gjermani pa ndalesa!

dardanianews

Reoni i vogël ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

dardanianews

EKSKLUZIVE: Albin Kurti i drejtohet PDK-se ,’Une nuk jam si ju ne Qeverin time nuk ka familjar

dardanianews