November 24, 2026
DardaniaNews
Lajme

Pas dy muajsh mbylljeje, kafiteritë bëhen gati për ofrimin e shërbimit “merre-me-vete”

Kafiteritë nëpër Prishtinë kanë nisur që të përgatiten për ofrimin e shërbimit “merre-me-vete”, i lejuar që nga e hëna, kur nis faza e dytë e lirimit të masave nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Qytetarët nga nesër mund të marrin me vete porositë, pasi ende nuk lejohet qëndrimi brenda objekteve, kjo si shkak i parandalimit të përhapjes së Covid-19, raporton EO.

Sot, po ashtu është parë një numër i madh i njerëzve të cilët kanë dalë në sheshet e Prishtinës, madje ata kanë zgjedhur sheshet për të ngasur biçikletat.

Edhe pse rastet e prekura me Coronavirus po shtohen në ditët e fundit nga nesër do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nëse nuk respektohen këto masa do t’i rikthejnë masat rigoroze sepse rrezikohet rikthimi i valës se pandemisë së virusit Corona.

Këto janë bizneset që do të rihapen nesër:

1. Floktarët dhe sallonet e ondulimit

2. Stomatologët dhe fizioterapeutët

3. Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër

4. Gastronomia (merre-me-vete, take aëay)

5. Transporti hekurudhor

6. Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)

7. Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe

8. Hapja e galerive dhe muzeve.

Related posts

“Pija ujë nga tasi i pulave, mobiliet i merrja nga mbeturinat” – Merkel rrëfen jetën kur nuk kishte as banjo në banesë

dardanianews

Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji në Zvicër, kosovari gjobitet me 500 franga

dardanianews

Shukri Aliu zbulon detaje nga vdekja e profesor Fehmi Aganit: Prapa kësaj qëndrojnë një shqiptar dhe një serb

dardanianews